Milan është kualifikuar pa asnjë problem në rrethin e dytë të garave në Europa League.

Rosonerët shënuan fitore të thellë 5:1 ndaj Austrisë së Vienës, e që ishte rezultati i njëjtë sin ë ndeshjen e parë, dhe pa asnjë dyshim në bazë të asaj që po shohim të gjithë dhe menyrës së sip o luajnë dyshja e sulmit, Silva-Cutrone, ky tandem nuk guxon të lëvizë më as në kampionat, shkruan Korneri.net.

Supersulmuesi portugez André Silva shënoi dy gola në këtë ndeshje apo golin e gjashtë në pesë ndeshje të zhvilluara për tu bërë aktualisht golashënuesi më i mirë në Europa League, ndërsa Cutrone poashtu realizoi dy golësh në këtë përballje duke i bërë me dije trajnerit se e meriton postin e titullarit.

Nëse Montella e ka vërejtur mirë këtë formë të tyre dhe mënyërn se sip o luajnë, happen pa top dhe gjuajnë shumë shpesh në portën kudënrshtare, atëherë këtu nuk kemi çfarë të shtojmë më shumë. Këta dy lojtarë tepër të talentuar dhe të rinj e meritojnë vendin në përbërjen e parë dhe pa tyre të adaptohet spanjolli Suso, që do të përbënte një treshe ideale në fazën e avansuar. /Korneri.net

Artikulli paraprakInteresante, ky klub anglez e kërkon italianin Ventura
Artikulli tjetërEuroleague, Olympiakos merr kreun, Crvena Zvezda në krizë të thellë