Vincenzo Montella, trajneri i Milanit, ia ka shuar ëndrrën portierit të ri italian, Gianluigi Donnarumma, që të bëhet kapiten i skuadrës në sezonin e ardhshëm

“Donnarumma është si një fëmijë, ky është mendimi im i parë”, ka deklaruar Montella në konferencën për media para ndeshjes me Romën.

“Në përgjithësi unë jam kundër idesë që portierët të bëhen kapiten”, ka theksuar ai.

Donnarumma ka kontratë me Milanin deri në vitin 2018. Mos dhënia e shiritit të kapitenit mund ta detyrojë portierin e talentuar që gjatë verës të kërkoj një skuadër të re, hamendësojnë mediat sportive.

Donnarumma kërkohet nga Juventusi, Real Madridi dhe Manchester United.

Artikulli paraprakPSG me “manita” ndaj Bastia
Artikulli tjetërRevolucion te Interi, 4 lojtarë me valixhe në dorë