Milan kërkon fitoren ndaj Pescarës. Humbja në mesjavë në transfertën kundër Genovas, ka lënë një shije të hidhur në radhët e kuqezinjve.
Nisur nga kjo trajneri i Milanit, Vincezo Montella kërkon që skuadra e tij ta lërë pas atë episod të hidhur dhe të rikthehet tek fitorja. Në qëndër të vëmëndjes tashmë është Pescara. Në daljen e tij përpara mediave, tekniku 42-vjecar u shpreh se skuadra e tij duhet të fokusohet maksimalisht tek takimi kundër ekipit të Massimo Odos.
“Humbjet janë pjesë e futbollit. Ndaj Genoas rezultati nuk reflekton atë cka ne dhamë në fushën e blertë. Sidoqoftë ky është një moment të cilin tashmë e kemi harruar dhe vemëndja është e fokusuar vetëm në ndeshjen kundër Pescarës. Është një skuadër e rrezikshme pasi nëse nuk jep maksimumin mund të ndëshkojë. Kështu që, na nevojitet një qarkullim më i shpejtë i topit dhe të jemi konkret në mënyrën tonë të lojës. Duhet të nxjerrim, në pah aftësit tona teniku, ku sigurisht jemi në nivel më të lartë se kundërshtari.”
Më pas tekniku u pyet nesë do të ketë rotacion në formacion apo kërkon t’i qëndrojë besnikë futbollistëve që ka aktivizuar gjatë këtyre javëve dhe nga përgjigja e dhënë ai la të hapur mundësinë që mund të ketë ndryshime.
“Është shumë e vështirë që për javë të tëra të aktivizosh të njëjtët futbollistë. Sigurisht që një formacion më të njëjtët lojtarë i jep përparësi ekipit por, pavarësisht kësaj në momente të caktuara është mëse e nevojshme të bëhen disa ndryshime.”
Përsa i përket formacionit, tekniku i Milanit nuk preferoi të zbulonte asnjë detaj. Ai u shpreh se kundër Pescarës do të luajnë futbollistët të cilët më japim sa më shumë garanci.