Vincenzo Montella ka replikuar me deklaratat e fundit të bërë nga agjenti Mino Raiola, i cili u shpreh se kuqezinjtë i kishin premtuar shiritin e kapitenit portierit Donnaruma.

“I respektoj të gjithë, por nuk më intereson ajo që thonë të tjerët. Drejtuesit asnjëherë nuk më kanë kërkuar që t’ia japë shiritin Donnarumma-s, nuk ka qenë një premtim. Ndoshta mund të jetë folur që me kalimin e kohës, kjo gjë të ndodhë, por jo për tani”, u shpreh Montella.

Më pas ai ka analizuar dhe sfidën e radhës ndaj Cagliarit.

“Sezonin e kaluar na kanë vendosur në vështirësi, ndaj dhe do të jetë një ndeshje shumë e rrezikshme. Janë të përgatitur shumë mirë taktikisht, dhe kanë individualitete të mira, është një ndeshje klasike e kampionatit”, u shpreh Montella.

Artikulli paraprakPrishtina, Liria e Drenica shënuan fitore
Artikulli tjetërSpektakël në Marasi, Dybala hat-trick (Video)