Milan e humbi derbin me Interin 3:2, në një spektakël të vërtetë futbolli.

Kështu e komentoi disfatën Vincenzo Montella në derbin ndaj Interit. “Penalltinë nuk dua ta diskutoj sepse ndodhi në fund dhe shpejt. Unë pash një reagim shumë të mirë të skuadrës në pjesën e dytë, dhe jam krenar për këtë. Luajtëm me zemër, por nuk nxorëm rezultat pozitiv, por mbes optimist.
Na ndodhën disa momente dekoncetrimi të cilat i paguajtëm shtrenjtë. Interi ishte më cinik se ne, edhe pse po e përsëriti se Milan luajti shumë mirë, krijoi raste mirëpo u dënuam në fund. Sistemi 3-5-2 sonte ishte i mirë sepse edhe krijuam shumë mundësi shëimi. Rruga është e gjatë edhe pse nuk po arrijmë t’i shmangim humbjet të cilat nuk është se po i meritojmë” tha pas ndeshjes Montella që rrezikon shkarkimit pas disfatës së tretë rresht. /Korneri.net

Artikulli paraprakIcardi mori topin në shtëpi, “Fitore e madhe në derbi, po kthehet kampionati ynë”
Artikulli tjetërTrajneri famshëm nga Shqipëria ka shprehur dëshirë të drejtojë skuadër kosovare, pse jo edhe Përfaqësuesen e Kosovës