Po pritet vetëm zyrtarizimi.
Nuk është lehtë të drejtosh skuadër në Spanjë dhe Itali, sepse tri- katër humbje mjaftojnë që mos ta kesh më besimin e klubit dhe tifozëve, shkruan flash
Por, Sevilla nën drejtimin e italianit Vincezo Montella, jo që i humbi të gjitha gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve, por tash po e rrezikon edhe Evropën, sidomos pas humbjes 2:1 te Levante.
Kur i shtohen katër ndeshje në të cilat Sevilla pësoi nga 5 gola, atëherë nuk ka zgjidhje tjetër përveç se Montella të shkarkohet.
Stërvitja e sotme është anuluar nga kryesia e klubit, pasi po pritet që Montella edhe zyrtarisht të shkarkohet, dhe vendin e tij ta zë dikush tjetër, apo më saktë të largohet fillimisht italiani e më pas gjërat të vijnë në vendin e vet. /Korneri.net