Trajneri i Milanos Vincenzo Montella dhe drejtori i ri sportiv Massimo Mirabelli, kanë udhëtuar në Monaco për të qenë në Stade Louis II. Aryeja e këtij udhëtimi befasues është ta shikojnë të dy së bashku sulmuesin që pikërisht u rrit te shkolla e Milanos, Pierre-Emerick Aubameyang. Anëtari i Dortmundit shihet si përforcimi më i madh gjatë verës dhe tashmë me pronarët e rinjë kinezë, çmimi i lojtarit nuk shihet aspak problem.
Aubameyang është dhe do të mbetet objektivi primarë i rosonerëve që janë të gatshëm të investojnë më shumë se 130 milionë euro për transferime, ndërsa Aubameyang do të kushtonte sa gjysma e tyre.