Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka folur për kundërshtarin për ndeshjen “Play Off” të Europa Leagues.

Në një deklaratë për mediat, tekniku italian befasoi të gjithë pasi tha se nuk e njihte ekipin e Shkëndijës.

“Na është bërë zakon shorti, ishte argëtuese të marrim pjesë drejtpërdrejt. Nuk e njoh mirë skuadrën (Shkëndijën), kemi kohë ta studiojmë. Po mundohemi ta dimë ku është vendi ku do të luajmë në transfertë”, u shpreh ai.

Kujtojmë që ditën e sotme në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën “Play off” të Europa Leagues ku Skënderbeu do të luajë kundër Dinamo Zagrebit.

Artikulli paraprakFOTO / Kur Shkëndija e Tetovës luante me fanellat e … Milanit
Artikulli tjetërRosonerë, fleni rehat? Kryhet çështja Bonucci-Biglia