Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, është shprehur i bindur për ecurinë pozitive në Europa Ligë, duke thënë se është në duart e tyre që të kalojnë fazën e grupeve.
Klubi italian do të ketë në grup Austria Vienna, AEK dhe Rijekan, teksa kuqezinjtë po tentojnë të kthehen në garat e mëdha europiane.
Ekipi ynë ka kundërshtarë që duhet respektuar dhe nuk duhet të nënvlerësohen”, ka thënë Montella për faqen zyrtare të klubit kuqezi.
AEK ishte kundërshtar i ynë në Ligën e Kampionëve në sezonet 1994-1995 dhe 2006-2007. Jemi favoritë, por nuk do të jetë e lehtë t’i mposhtim sepse kanë lojtarë që njohin ligën tonë”, ka shtuar ai.
Austria Vienna është klub historik me një trajner të njohur si Thorsten Fink. Kroatët e Rijekës për pak nuk siguruan Ligën e Kampionëve”, përfundoi Montella.