Gjiganti italian Juventus ka bërë një hap gjigant drejt finalës së madhe të këtij edicioni në Champions League, pasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale e ka mposhtur me rezultat 0:2, në një ndeshje ku skuadra vendase tregoi shumë pak.
Të dy golat e fitores së madhe të Juventus i shënoi Gonzalo Higuain dhe që të dy golat erdhën pas asistimeve të Daniel Alves.
Krejt në fund, pas ndeshjeve të para gjysmëfinale me gjasa të mëdha në finalen e Kardifit këtë edicion në Champions League do të takohen Real Madrid dhe Juventus, padyshim dy skuadrat më të mira evropiane të këtij edicioni në garën më prestigjoze për klube në Evropë./Korneri.net.