Skuadra e Monacos shënoi fitore të merituar në udhëtim te Tottenham. Francezët pushtuan Londrën pas një paraqitje të shkëlqyer nga fillimi e deri në fund, kurse të gjithë golat e kësaj përballje u shënuan në pjesën e parë. Bernardo Silva dhe Thomas Lemar shënuan për mysafirët, ndërsa të vetmin për Spurs belgu Toby Alderëeireld.
Në Leverkusen ishte baraz. Edhe këto për çudi katër golat e barazimit 2-2 u shënuan në pjesën e parë. U dukë ndeshje e lehtë për vendasit kur shënuan shpejtë përmes shqiptarit Admir Mehmedi dhe Hakan Calhanoglu, ndërsa CSKA Moska e barazoi rezultatin me golat e Alan Dzagoev dhe Roman Eremenko.