Monaco e kreu detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme edhe ndaj Toulouse në Ligue1, dhe tash do të fokusohet për ndeshjen e vitit, apo vetëm aktin e parë gjysmëfinal përballë Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Vendasit të përqndruar më shumë për ndeshjen e së mërkurën hasën në telashe në pjesën e parë, kurse nisën edhe më keq të dytën kur Ola Toivonen i kaloi mysafirët në epërsi.

Por, reagimi i liderit erdhi shumë shpejt. Mbrojtësi Kamil Glik e barazoi rezultatin, për t’ia dhënë epërsinë e parë Monacos i kërkuari nga tërë Evropa, Kylian Mbappe Lottin. Fitoren dhe tri pikë të reja Monacos në garë për titull ia siguroi Thomas Lemar 15 minuta para fundit.

Artikulli paraprakKessié te Milan, befasohet Roma!
Artikulli tjetërGame – over! Bayern feston pas goleadës ndaj “ujqërve”…