Monaco ka fituar bindshëm derbin e xhiros së 20-të në Ligue 1, pasi mposhti Marseille në Velodrome me rezultat 1:4.

Që nga fillimi e deri në fund ekipi nga principata e franceze ishte me i mirë, me lojë spektakolare në të gjitha aspektet.

Gola për Monacon i shënuan Lemar, Falcao dhe Silva (dy gola), kurse për Marseille golin e nderit e shënoi Rolando.

Pas këtyre tre pikëve, Monaco merr kreun me 45 pikë aq sa ka edhe Nice që gjindet në pozitën e dytë, kurse Marseille mbetet në vendin e gjashtë me 30 pikë të mbledhura.

Artikulli paraprakFiorentina e “shtrinë” për toke Juventus-in
Artikulli tjetërTe Sopoti irritohen me kamerunasin: E ushqyem… edhe me Cola e Fanta