Monaco po vazhdon me formë dhe lojëra të mira në Ligue 1 . Skuadra e portugezit Jardim, tregoi edhe njëherë se e ka seriozisht në luftë për titull, pasi mposhti në derbin e javës Lyonin në udhëtim me rezultat 1-2.

Gjysëm finalisti i Ligës së Kampionëve, e nisi për mrekulli takimin teksa në pushim shkoi me epërsi të dy golave, pas shënimeve të Falcao e të pa përmbajtëshmit Mbappe Lotin.

Krejt çka ka mundur sonte të bën Lyon ishte ngushtimi i rezultatin me Lucas Tousart.

Monaco vazhdon të mbetet lider në Francë, me 80 pikë, aq sa ka PSG, por me një ndeshje më tepër të zhvilluar.

Artikulli paraprakSkandal i madh pas ndeshjes Real Madrid -Barcelona
Artikulli tjetërFlorian Marku rrah sërbin duke “qeshur”