Monaco i ka bërë thirrje klubeve evropiane që kanë kontaktuar me lojtarin e tyre, Kylian Mbappe në kundërshtim me rregulloren e FIFA-s që do të ndeshkohen sipas rregullores nëse vazhdojnë ende.

Përmes një deklarate të postuar te faqja zyrtare, klubi francez ka paralajmëruar ekipet se do t’i vërë para ligjit nëse e kontaktojnë më talentin.

“AS Monaco me keqardhje vëren se klube të mëdha të futbollit evropian tentojnë të kontaktojnë me lojtarin tonë, Mbappe pa autorizim.

AS Monaco dëshiron t’iu kujtojë këtyre ekipeve se veprime të tilla janë në kundërshti me nenin 211 të Rregullores Administrative të Ligës së Futbollit Francez dhe nenit 18.3 të Rregullores për statusin dhe transferimin e Lojtarëve të FIFA.

Për t’I dhënë fund kësaj situate të papranueshme, AS Monaco konsideron t’I kërkojë Federatës së Futbollit Francez dhe FIFA-s të kryejnë procedura disiplinore kundër shkelësve të klubeve”- shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Përvec Real Madrid, edhe ekipet e tjera si PSG apo Manchester City janë të interesuara për të marrë yllin francez.

E ardhmja e 18-vjeacrit nuk është ende e sigurtë nëse do të vazhdojë karrierën në Monaco apo jo.

Na mbetet të presim se cfarë do të vendosë klubi dhe lojtari deri në fund të merkatos.

Artikulli paraprakCairo tregon të vërtetën për Belotti
Artikulli tjetërSkënderbeu kualifikohet në raundin e 3-të të Europa League