Lideri aktual në kampionatin francez dhe gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve Monaco, është bërë pronar i klubit belg të ligës së dytë Cercle Brugge, ndërsa për këtë investim ka vendosur politika e klubit për zhvillim, shkruan Korneri.net.
Cercle Brugg është i formuar në vitin 1899, ndërsa para pak ditësh në një mbledhje të jashtëzakonshme shuumica e zyrtarëve të klubit votuan për shitjen e akcioneve.
Ky klub në fillimin e shekullit të 20. i kishte fituar tre tituj shtetëroë, por një pjesë të madhe të historisë e ka kaluar në ligën e dytë belge. Dy herë e ka fituar Kupën e Blegjikës, katër herë ishte kampion i ligës së dytë, ndërsa në tri vite të kaluara në Evropë, nuk ka pasur rezultate të mira.