Luka Modric gjitnjë e më shumë po e vërteton faktin se është ndoshta mesfushori më i mirë në botë, dhe atë pa konkurrencë. Kroati ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Real Madridit ndaj Sevillas në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Copa del Rey, edhe pse nuk shënoi gol në fitoren 3:0 të skuadrës së tij.
Megjithatë, ai kishte momentin e vet i cili ka mundur ta bënte atë një hero të madh jo për faktin se do të shënonte një tjetër gol për mbretërrit, mirëpo me mënyrën sesi do të realizonte.
Ai qëlloi topin në mënyrë akrobatike (gjymsë-volej), dhe po të shënonte atij do t’i bëhej përmendorja në Madrid, si në shaka shkruajtën mediat madriliene pas ndeshjes.