Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se ekipi i tij është gati për finales e sotme kundër Juventusit, teksa refuzoi ta pranojë se Los Blancos janë favorit.

“Do të tentojmë të japim më të mirën për ta fituar sërish Ligën e Kampionëve”, tha Zidane.

“Të gjithë janë gati dhe këto ditë kemi punuar shumë, jemi gati për këtë finale”, shtoi Zidane.

“Allegri ka thënë se Reali është favorit? E kam thënë disa herë dhe po e përsëris se në finale nuk ka favorit, gjithçka është 50-50. Kështu që duhet të përgatisim mirë ndeshjen”, theksoi mes tjerash tekniku i madrilenëve./Korneri.net.

Artikulli paraprakBuffon – Ronaldo, arena e Kardifit me rëndësi të dyfishtë
Artikulli tjetërNedved rrëfen situatën emocionale në prag të finales së Kardifit