Atleti britanik Mo Farah nuk ka zhgënjyer dhe ashtu si 4 vite më parë, teksa triumfonte në 5,000 e 10,000 metra në Olimpiadën e shtëpisë, edhe këtë vit ka triumfuar në këto dy disiplina, në “Rio 2016”.

Pak ditë më parë ai pat fituar të artën në 10 mijë metra, ndërsa sot në mëngjes ai triumfoi edhe në 5 mijë metra, duke përsëritur rezultatin e Lasse Viren, i vetmi që ka arritur një rezultat të tillë në këto dy disiplinë, në “Mynih 1972” dhe “Montreal 1976”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here