Henrikh Mkhitaryan po frikëson skuadrën e tij Manchester United vetëm pak ditë para derbit të parë të qytetit kundër rivalit City. Mesfushori ofanziv armen ka pësuar lëndim në ndeshjen miqësore që përfaqësuesja e tij e humbi nga Çekia 3-0.

Mkhitaryan u përfshi në një përplasje me Marek Sukhy që në pjesën e parë të ndeshjes, por më vonë ka ndier dhimbje në gjurin e këmbës.

Jose Mourinho gjatë tërë kohës ka pyetur për natyrën e lëndimit të lojtarit i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e startit perfekt të United në Premier League, pasi i përmbylli të trija ndeshjet me fitore, dhe një futbollist si Mkhitaryan do t’i duhej portugezit gjithsesi. Nuk dihet se a do të mund ta paraqitet armeni apo jo me 10 shtator.

Artikulli paraprakE la futbollin për muzikën Rock!
Artikulli tjetërNë bisedime me Barcelonën!