I lindur për të fituar.

Legjenda e Barcelonës dhe trajneri aktual i Al-Saad, Xavi Hernandez  javën e kaluar ishte tema kryesore dhe emri më i përfolur në mediat botërore pasi emri i tij lidhej me rikthimin e madh të tij te katalunasit, përcjell Korneri.net

Mirëpo, Hernadez e refuzojë këtë post dhe vendosi që të qëndrojë te klubi nga Katari pasi tha se dëshironte të fitonte tituj të tjerë me ekipin e Al-Saad.

Kjo edhe ndodhi mbrëmë në finalen e Kupës, ku Al-Saad fitojë me rezultat 4-0 ndaj ekipit ku luajn Mario Mandzukic dhe Mehdi Benatia.

Image

Kjo erdhi si një tronditje e madhe duke pasur parasysh që Al Duhail aktualisht janë skuadra më në formë në Katar dhe po udhëheqin ligën.

Nam Tae-Hee, Bagdad Bounedjah (dy) dhe Akram Afif ishin në listën e golashënuesve, pasi Xavi siguroi trofeun e dytë në Katar pas fitores së Superkupës ndaj të njëjtëve kundërshtarë verën e kaluar.

Gabi Fernandez, dikur i Atletico Madrid, ishte gjithashtu pjesë e ekipit triumfues të Al Sadd. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here