Barcelona dominon totalisht në “Estadio El Alcoraz”, por shënoi vetëm një gol në portën e Huesca-s, që gjithsesi ishte i mjaftueshëm për të marrë tre pikët dhe për ta nisur vitin me fitore.

Goli i katalanëve u shënua në minutën e 27′, kur pas një aksioni mjaft të bukur të Messit, ylli argjentinas gjeti me një pasim perfekt holandezin De Jong, që e pati të lehtë të shtyjë topin në rrjetë.

Më pas kapiteni i katalanëve provoi disa herë të gjejë golin e dytë, por dy herë portieri kundërshtar bëri pritje spektakolare dhe një herë u ndal nga traversa, ndërsa portieri gjerman ter Stegen pati shumë pak punë, pasi vendasit nuk arritën të dalin rrezikshëm.

Kjo ishte fitorja e 8 në 16 ndeshje për Barcelonën, që u ngjit në vendin e 5-të me 28 pikë, plot 10 pikë larg Atleticos së Madridit që kryeson renditjen.

/Supersport.al

Artikulli paraprakJuventusi deklasoi Udinesen e dobët
Artikulli tjetërHighlights: Chelsea-Man.City