Një gol tri pikë. kjo mjaftoi për Tahir Batatitën dhe skuadrën e tij Llapi që ta mbaj pozitën e parë në tabelë në Vala Superligë.
Llapjanët që ishin më të mirë se Flamurtari gjatë tërë ndeshjes, hasën në mbrojtje të fortë të kryeqytetasve të cilët nuk arritën ta mbajnë portën e parekur pasi Mirlind Daku shënoi pak minuta brenda pjesës ë dytë për t’ia dhënë Llapit tri pikë të vlefshme apo më saktë 19 gjithsej. Flamurtari me këtë ritëm shumë vështirë mund të shpëtoj sivjet dhe liga e parë duket në horizont qysh tani. /Korneri.net

Artikulli paraprakDerbi më i dobët i mundshëm, Mourinho fajtori kryesor
Artikulli tjetërFitore e madhe e Lirisë te Feronikeli