Nuk kanë të ndalur “mbretërit”. Edhe pse Real Madridi pësoi disfatë 2:1 nga rival ii qytetit Atletico në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, megjithatë Reali ka kaluar në finale pas triumfit të lartë në Bernabeu një javë më herët 3:0, shkruan Korneri.net.
Por, si nisi ndeshja në Vicente Calderon, nuk ka pasur tifozë në botë i Real Madridit q nuk është frikësuar apo triushtuar me atë që treguan të përzgjedhurit e Diego Simeones.
Për 16 minuta ata shënuan dy gola përmes Saul Niguez dhe Antoine Griezmann nga penalltia, kështu që i mbeti vetëm edhe një gol “los colchoneros” që ta përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë, mirëpo një gol i Isco mjaftoi që Reali sërish të depërtoi në finale, dhe të jetë skuadra e parë në histori të formatit Champions League që mund ta fitoj dy herë rresht trofeun më të çmuar në Evropë. Korneri.net

Artikulli paraprakArsenali e fitoi edhe një ndeshje të rëndësishme për një vend në Champions
Artikulli tjetërFinalja e 15. për Real Madridin, rekord apsolut në Evropë