Juventus shënoi fitore minimale 0:1 në udhëtim te Sampdoria, me të vetmin gol të shënuar nga Juan Cuadrado pas vetëm shtatë minutash lojë, ndërsa edhe dy mundësi të tjera ishin në këtë pjesë të lojës për biankonerët me Higuain dhe Mandzukic, kurse tërë pjesa e dytë i takoi vendasve të cilët nuk ia dolën të shënojnë së paku njëherë.
Juventusi pas kësaj fitore me lojë jo të mirë poër sy, pothuajse e përfundoi titullin e kampionit.

Lazio barazoi pa gola në udhëtim te Cagliari dhe i humbi dy pikë të mëdha në garë për një vend në Champions, ndërsa këtë e shfrytëzoi Atalnta që pa asnjë probem mposhti Pescaran në shtëpi 3:0, me dy golat e Alejandro Gomes dhe një të Alberto Grassi.

Fiorentina shënoi fitore sërish në sekondat e fundit përmes kroatit Nikola Kalinic, ndërsa Bologna e deklasoi Chievon 4:1.

Artikulli paraprakBesa fitoi në Gjilan pas paraqitjes fantastike në pjesën e dytë
Artikulli tjetërTottenham fitoi edhe pa sulmuesin Kane