Në qytetin e Mitrovicës edhe orët e vona të natës janë të gjalla dhe active nga rinia e atjshme. Në fakt, disa futbollist aktiv dhe ish-futbollistë të skuadrave të Trepçës kanë zhvilluar një mini turne në futboll të vogël dhe atë në borë, në qendër të qytetit.
Ishin mbledhur dhjetra qytetarë për t’i parë nga afër këto aktivitete të qëlluara të atyre që u ka rënë ndërmend.
Në mesin e lojtarëv të njour ishin, Emin Baliqi, Shpëtim Fetahu Lindrit Misini, Seid Onbashi apo edhe të lamisë së basketbollit si Izet Tahiri. Ishte kënaqësi për të gjithë në mbrëmjen e kaluar…si për ata që luajtën si për ata që shikuan.