17 gola në kampionat e 3 në Kupë –Daku golashenuesi më i mirë i futbollit të Kosovës
Podujevë, 19 maj – Me dy golat në ndeshjen e fundit ndaj Besës, futbollisti i Llapit, Mirlind Daku ka kompletuar 20 gola për Llapin në sezonin 2017/18.
Daku është fitues i “Këpucës së Artë” duke qenë realizatori më i mirë në Kampionat e Kupë.
Një gjë që vlenë të cekët është se Daku iu ka shënuar gol 10 skuadrave të Superligës këtë sezon.
Me golat e tij të shënuar, Daku ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për skuadrën që të përmbyll sezonin në pozitën e tretë tabelare.