Mbrojtësi brazilian Zhoao Miranda, erdhi pa shumë bujë te Interi nga Atletiko Madridi, por me paraqitjet që ka bërë deri tani, ai ka treguar se është një ndër futbollistët më të dalluar te zikaltërit.

Në një prononcim për “Inter Channel”, mbrojtësi ka vlerësuar veten në maksimum, duke treguar se është një ndër më të mirët në Itali dhe jo vetëm në ekipin e Interit. Si argument për këtë, Miranda ka treguar që ka eksperiencë në arenat ndërkombëtare dhe qetësinë e sigurinë që i duhet një mbrojtësi.

“Duke u bazuar te eksperienca që kam me skuadra të ndryshme dhe jo vetëm, e konsideroj veten time si mbrojtësin më të mirë në Itali. Mendoj se jam i plotësuar si mbrojtës dhe kam teknikën dhe ritmin që duhet. Jashtë fushe, jam i qetë dhe gjithmonë mendoj para se të veproj, gjë të cilën e përdor edhe ën fushën e blertë”, u shpreh Miranda.

Artikulli paraprakLeBron James i pandalshëm, Rockets kaluan tutje
Artikulli tjetërKy do ishte formacioni super i Basel nëse nuk do i shiste yjet