Nënkampioni vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës, FK Llapi ka shënuar fitore prej 3:1 ndaj Dritës në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në prag të sezonit të pranveror.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ishte më e mirë se ajo e trajnerit Ismet Munishi në të gjitha aspektet e lojës.

Golat për skuadrën e Llapit në këtë miqësore u shënuan nga Hamdi Namani, Mirlind Daku dhe Alban Mavriqi.

Artikulli paraprakZyrtare: Vushtrria përforcohet me Bashkim Shalën
Artikulli tjetërEkskluzive: Petar Mijovic trajner te Trabzonspor