Portieri i talentuar i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij me fanellën e Milanit.

Shumë skuadra janë hedhur në sulm për ta rrëmbyer Donnarumman, përfshirë këtu edhe Juventusin, i cili e sheh si zëvendësues të Gianluigi Buffon.

Sipas Mino Raiolas, që është agjent i portierit, ende nuk është vendosur nëse Donnarumma do të vazhdojë kontratën me ‘Rossonerët’ dhe e gjithë kjo do të vendoset pas ardhjes së pronarëve të ri të klubit.

“Do të shohim se çka do të ndodh me klubin pas shitjes së tij, e më pas ne do të vendosim se a do të vazhdojmë kontratën apo jo”, ka deklaruar Raiola.

Donnarumma është ftuar edhe në kombëtaren A të Italisë dhe për 45 minuta ka mbrojtur në miqësoren ndaj Gjermanisë të martën.

Artikulli paraprakFutbollisti kilian i fut gishtin në të pasme kundërshtarit
Artikulli tjetërZyrtare: Juventus nënshkruan me mesfushorin që kërkohej nga gjithë Evropa