Minnesota Timberwolves në ndeshjen e mbrëmshme e vetmja në NBA, e ndali serinë prej gjashtë fitoreve të Portland Trail Blazers duke shënuar fitore 110:109.
Karl-Anthony Towns ishte më meritori në fitoren e Timberwolves duke shënuar doubledouble 34 pikë e 12 kërcime, kurse Andreë Wiggins i shtoi 29, kurse Ricky Rubio 11 dhe hiq më pak se 16 asistime e 7 kërcime.

Portland u udhëhoq nga Damian Lillard me 25 pikë. Edhe pse pati mbrëmje të keqe me gjuatje 7/21, kishte mundësi që t’ia siguronte fitoren skuadrës së tij në sekondën e fundit, por për pak nuk ishte i saktë.

 

Artikulli paraprakGjigantët italian pas portierit të Real Madrid! Zidane kërkon portier tjetër….
Artikulli tjetërZgjidhet lojtari më i mirë në Serie A. Befasohuni me këtë listë…