Delegacioni i FFK-së me presidentin Fadil Vokrri, kryetari i Komisionit tëGjyqtarëve Përparim Hasani, dhe treshen e gjyqtarëve Genc Nuza kryesor me ndihmësitFatlum Berisha e Bujar Selimaj, të cilët tashmë janë gjyqtarë ndërkombëtar dhe kanë drejtuar ndeshjen miqësore Turqia- Moldavia me një paraqitje të shkëlqyeshme, u pritën nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Kujtim Shala. Në këtë pritje ministri Kujtim Shala, ka përgëzuar presidentin e FFK-së z. Fadil Vokrri dhe treshen e gjyqtarëvetë cilët patën debutimin e tyre të parë në arenën ndërkombëtare, duke drejtuar ndeshje Turqi-Moldavi. Kjo është një e arritur e madhe për FFK-në dhe Kosovën, duke shpresuarse ky numër do të shtohet nga viti në vit. Ministri Shala u uroi shumë suksese dhe paraqitje të mirë në arenën ndërkombëtare dhe në atë vendore. Presidenti i FFK-së Fadil Vokrri, ka falënderuar ministrin Shala për këtë pritje si dhe për mbështetjen që po jep futbollit të Kosovës. Ndërkaq, në emër të treshes së gjyqtarëve u falënderua Genc Nuza , gjyqtar kryesor, i cili falënderoi ministrin Kujtim Shala për këtë pritje si dhe presidentin Fadil Vokrri për përkrahjen e angazhimin që ne të jemi pjesë e arenës ndërkombëtare dhe angazhimin e tij kjo nuk do të realizohej jo vetëm pranimi në UEFA eFIFA, por edhe ky debutim i yni në një ndeshje kaq me peshë. Sikur që falënderojmë edhe ministrin Shala dhe MKRS si dhe gjithë të tjerët për mbështetje. Në fund Genc Nuza i dhuroi ministrit disa rekuizita të gjyqtarëve nga ndeshja Turqi –Moldavi.

Artikulli paraprakVajzat e Dritës edhe zyrtarisht fituese të Kupës së Kosovës në volejboll
Artikulli tjetërZyrtare: Barcelona humbet një mesfushor kryesor për ndeshjen kundër Juventusit