Edhe pse ende nuk i ka treguar si duhet vlerat e tij te Kosova, Milot Rashica është ndër më të mirët dhe kryesori te Vitesse.

Reprezentuesi kosovar e zhvillon sonte njërën prej ndeshjeve vendimtare për kualfikim tutje pasi luan në Olimpico përballë Lazios së kualifikuar më herët, kështu që Rashica dhe shokët e tij mund të fitojnë ndeshjen e cila do të ishte më e vlefshme se asnjë tjetër deri tash, shkruan Korneri.net.

Miloti është startues dhe pritet të luaj për herë të parë në një stadium legjendar, por edhe një rast i mirë për të që të dëshmohet në Itali, atje ku edhe mund të jetë ardhmëria e tij sepse jo pak skuadra e shikojnë mundësinë e transferimit të tij.

Pikërisht djaloshi nga Vushtrria ishte në konferencë për shtyp para ndeshjes, dhe nuk ishte fshehtësi se Vitesse e kërkon fitoren sonte në mënyrë që të shpresoj për kualifikim tutje, edhe pse sipas tij nuk do të jetë mission aspak i lehtë. /Korneri.net

Artikulli paraprakDraxler, Liverpool kontakton me PSG për huazimin në janar
Artikulli tjetërVillarreal siguroi plasmanin tutje