Çështja “Messi” ditë e fundit është kthyer në qendër të vëmendjes të mediave më të mëdha ndërkombëtare.

Së fundmi është heroi i finales në vitin 2010 për Interin, Diego Milito ai i cili beson se bashkëkombësi i tij mund të transferohet te klubi zikaltër.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere dello Sport”, Militoi zbuloi se vetëm Javier Zanetti mund ta bind Lionel Messin të transferohet tek Interi.

“Mendoj se është e vështirë që Leo të largohet nga Barcelona, por në futboll të ëndërroni nuk kushton asgjë. Zanetti ka raport të shkëlqyeshëm me të dhe nëse ekziston një person që mund ta bind Messin të transferohet në Inter atëherë është Zanetti”, u shpreh ai.
Kujtojmë që së fundmi ka qenë babai i Messit i cili ka theksuar se djali i tij nuk do të largohet nga klubi i Barcelonës.

Messi aktualisht ka edhe 18 muaj kontratë të vlefshme me katalanasit.

Artikulli paraprakÇfarë pritje për të madhin Tevez në Kinë
Artikulli tjetërMë në fund Jesus në Etihad Stadium