“El Príncipe” ishte kritik ndaj sulmuesit, për luftën e tij me tifozët e Interit: “Ishte shumë e fortë ajo që tha Icardi…” Mauro Icardi mbeti vetëm në luftën që kishte ndërtuar me disa prej tifozëve të Interit në një pjesë të autobiografisë së tij. Së pari, ishte zëvendëspresident i zikaltërve, Javier Zanetti, i cili e kritikoi atë publikisht dhe tani një tjetër lavdi e klubit nga Milano, Diego Milito, shtoi:
“Komenti i bërë ishte mjaft i panevojshëm, sepse kthehet kundër popullit zikaltër. Ai ishte shumë i fortë.” Për më tepër, në dialog me “Radio Güemes”, ish-sulmuesi i i Interit nënvizoi: “Direkt ose indirekt unë jam gjithmonë i afërt me klubin zikaltër, por nuk përzihen në vendimet e tij. Tani jam duke u përgatitur për lamtumirën time, ndihem me fat për secilin që njoha sa isha pjesë e Interit.”