Mansur Bin Zajed Al Nahian ka një pasuri të barabartë me gjysmën e borxhit të brendshëm publik të Italisë dhe paratë nuk i mungojnë edhe kur investimet janë të rrezikshme.
Pikërisht për këtë sheiku që ka në pronësi Manchester Cityn nuk e ka patur asnjëherë problem që të firmosë një çek të majmë për të bindur futbollistët më të mirë në qarkullim.
Që nga Kevin de Bruyne që u ble për 74 milionë te Rahim Sterling, Stones apo Sane, biznesmeni nën fuqinë e parave të nëntokës ka projektuar “qytetarët” në shkallën më të lartë të klubeve që shpenzojnë më shumë.
Saktësisht 1 miliard e 24 milionë euro është buxheti i investuar në merkato nga sheiku Mansur në vetëm 6 vitet e fundit. Shoqëria angleze nuk është vetëm klubi europian që ka shpenzuar më shumë verën që sapo u mbyll, por gjithashtu i vetmi që ka kaluar 1 miliard euro nga 2010 deri më sot.
Observatori i futbollit, CIES nënvizoi se pas krahëve të Manchester Cityt gjenden dy kolosë të tjerë “made in England”.
Chelsea i manjatit rus, Roman Abramovich, me 871 milionë dhe Manchester United me 841, janë ekipet që kompletojnë podiumin europian.
Nuk mund të mungonin në vitrinën e shpenzimeve të futbollit kontinental edhe PSG, Barcelona, Liverpool dhe Real Madrid.