Arkadiusz Milik është zyrtarisht një lojtar i ri i Marseille.

Polaku, i cili fluturoi në Francë në mëngjes, kaloi ekzaminimet e zakonshme mjekësore, nënshkroi një kontratë katër vjet e gjysmë dhe zgjodhi fanellën me numrin 19, përcjell Korneri.net

Pasi ka rinovuar kontratën me Napolin deri në 2022 për ta bërë të mundur marrëveshjen, sulmuesi shkoi te Olympique Marseille si huazim me detyrimin për të blerjes së kartonit pas pikës së parë të fituar në renditje. Në arkat e Napolit, i cili gjithashtu ka siguruar 20% në një rishitje të mundshme të lojtarit, do të shkojnë 8 milionë euro plus 4 bonuse. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here