Skuadra italiane, Olimpia Milano po vazhdon me ‘goditje’ në merkato për stinorin e ri, në mënyrë që të jetë sa më e fuqishme në kërkim të trofeve, sidmos për Euroligën.

Olimpia Milano ka zyrtarizuar sot lajmin, se ka nënshkruajtur me alo-qendrën, Shavon Shield në një marrëveshje dy-vjeçare, sipas njoftimit të klubit.Shields bëhet transferi i shtatë i Milanos këtë merkato deri më tani, pas Davide Moretti, Malcolm Delaney, Kyle Hines, Kevin Punter, Gigi Datome plus italianin perspektiv, Giordano Bortolani.Gjatë sezonit 2019-20, Shield kishte mesatarisht 9.5 pikë dhe 3.4 kërcime në mbi 26 ndeshje në Euroligë dhe 11.6 pikë, 4.0 kërcime në mbi 27 ndeshje në ligën spanjolle, ndërsa gjithashtu ndihmoi Baskonian të fitojë titullin 2020 në Spanjë. /AsistiOnline.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here