Skuadra italiane, Olimpia Milano e ka kompletuar edhe një transferim të madh në merkaton e verës.

Bëhet fjalë për amerikanin, Zach LeDay që nënshkroi kontratë dy vjeçare me Olimpia Milanon.

“Unë jam shumë mirënjohës për mundësinë që të vij në qytetin e Milano dhe të filloj të punoj me një organizim kaq të shkëlqyeshëm dhe së bashku me lojtarët dhe trajnerët e shkëlqyer. Unë jam i gatshëm të shkoj në punë, duke i vendosur qëllimet e larta dhe duke bërë atë që duhet për të fituar”, tha LeDay.

“Zach është një lojtar i gjithanshëm, fizik, plot energji, i ri, por tashmë i testuar në Euroligë. Ne nuk mund të jemi më të lumtur ta kemi atë në Milano si pjesë të familjes tonë,” tha menaxheri i përgjithshëm i Milanos, Christos Stavropoulos.

Leday tek Milano vjen nga skuadra lituaneze, Zalgiris Kaunas me të cilët kishte mesatare prej, 11.8 pikë dhe 4,7 kërcime për lojë në Euroligë. /AsistiOnline.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here