Skuadrat milaneze Milan dhe Inter, edhe pse në vitet e fundit kanë humbur shkëlqimin mbeten në listën e skuadrave më të mëdha dhe më të ndjekura në botë. Rivalët lokal vitet e fundit nuk ishin në ritmin e duhur me gjigandët evropian në fushën e transferimive të futbollistëve të mëdhnjë, dhe kjo i ka penalizuar në rezultate dhe sidomos me ndikim në industrinë e futbollit. Dihet se këto dy skuadra në të kaluarën jo shumë të largët në epokat e Berlusconit rrespektivisht Morattit, kishin futbollistë të jashtëzakonshëm në gjirin e tyre për të cilët nuk kemi nevojë të flasim, pasi botërisht dihen emrat e super yjeve që reprezentuan dy skudrat e famshme nga qyteti i modës.

Por, në vitet e fundit epiqendra e transferimeve evropiane disi sikurse u “shua”, ngase skuadrat milaneze nuk qëndruan mirë financiarisht me çka përveqse humbëm vet shkëlqimin e dikurshëm dobësuan tej mase edhe kampionatin italian, që dikur ishte larg më i miri dhe më i shikuari në botë. Tani pritet të ndodhë diçka e madhe për futbollin italian në përgjithësi dhe skuadrat milaneze në veçanti, pasi të dy gjigandët nga Apeninet, kanë ndëruar pronarët duke kaluar në pronësi të miliarderëve kinez të cilët pritet të rikthejnë Milanon, në epiqendrën e merkatos evropiane.

Tashmë mediet botërore kanë filluar të shpalosin emrat e parë që pritet të zbarkojnë në skuadrat milaneze. Te Milan pothuajse sipas mediave italiane , mbrojtësi i Vilarealit, Musachio vetëm se ka praunar të transferohet në San Siro, derisa sipas tyre rrugë të njejtë do ndjekë edhe ish mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas. Tashethemet nga shtypi italian drejtohen edhe nga Madridi, aty ku sipas tyre “Rossonerët”, janë në gjurmët e Benzemas, Moratas dhe Kovacic.

Për Moratan dhe Inter është i interesuar dhe nëse spanjolli mendon rikthimin në Serie A, atëherë pritet luftë e madhe e skuadrave italiane për të. Inter poashtu është duke monitoruar yjet e skuadrës që po shëndrit këtë vit. Bëhet fjalë për futbollistët e Monacos, Fabinho e Mbappe.

Gjithsesi edhe shumë emra tjerë do të lakohen deri në fillim të afatit kalimtar të qershorit, por një gjë është e sigurtë Milano do të jetë përsëri një nga epiqendrat e merkatos evropiane.

Artikulli paraprakMazinho zbardh planet e Thiago Alcantara
Artikulli tjetërShokon Xabi Alonso me deklaratën e tij