Pierr-Emerik Aubameyng do të largohet nga Borusia Dortmund që në janar dhe tani sulmuesi kërkon sistemim në një skuadër tjetër, pasi marrdhëniet me klubin gjerman janë përkeqësuar ndjeshëm. Menaxheri i tij ka filluar të kontaktojë klube të ndryshme për të mësuar rreth asaj që i ofrojnë futbollistit për vijimin e karrierës.

Gjatë javës së fundit, përfaqësues të futbollistit janë takuar në Angli me drejtues të tre klubeve që kanë shfaqur interes për të. Chelsea, Liverpool dhe Everton kanë zhvilluar bisedime duke shpalosur ofertat dhe planin sportiv për sulmuesin nga Gaboni që renditet ndër më të mirët në kontinentin europian.

Megjithatë, ky i fundit pret një ofertë nga Italia, më saktësisht nga Milani. Problemi është se kuqezinjtë për momentin janë “hollë” financiarisht dhe nuk mund të shpenzojnë më në merkato, pasi rrezikojnë edhe kështu përjashtimin nga UEFA. Sipas mediave italiane, çmimi që klubi i ka vënë futbollistit është 60 milionë euro.

Artikulli paraprakGjermania jep leksione, refugjatët integrohen edhe në futboll
Artikulli tjetërDrejtuesit e Milanit në alarm, motivojnë ekipin në këtë mënyrë