Milani nuk po kalon një periudhë të lumtur dhe projekti duket gjithnjë e më shumë si i dështuar. Pakënaqësia e tifozëve është shtuar dje edhe nga fakti se një nga drejtuesit më të lartë të klubit, David Han Li, në vend që të ndjekë nga afër skuadrën, është shfaqur në tribunat e stadiumit “Stanford Bridge” në Londër duke ndjekur Chelsea me Manchester United.

Tifozët kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj kësaj vizite në Angli në një moment shumë delikat për Milanin dhe pikërisht në ditën kur vetë kuqezinjtë do të zbritnin në fushën e lojës,ndaj Sassuols ndeshje të cilën skuadra e Montellas, e fitoi 0:2.

Kjo ka detyruar “Milan TV” të shpjegojë me një kronikë të veçantë se vizita e drejtuesit nuk ishte thjesht për të ndjekur ndeshjen si tifoz, por për të kërkuar sponsorë të rinj në Angli. Bashkë me Han Li, në tribunë ishte edhe Lorenco Giorgetti, një prej drejtuesve të marketingut të klubit.

Artikulli paraprakLamtumira e një gjeniu, Andrea Pirlo i jep fund karrierës
Artikulli tjetërShpallet lista e Kosovës U21, janë katër emra ta rinj