Me 11 gusht, Milani duhet të paraqesë garanci bankare për blerjen e Lucas Biglia dhe Leonardo Bonucci, të ardhur nga Lazio dhe Juventus në javët e fundit.
“Calcioefinanza.it” shkruan se kuqezinjtë janë duke bërë përpjekje për të marrë garanci bankare për pagesën e dy blerjeve nga disa banka italiane, “Banco BPM” ka thënë se nuk e ka pranuar kërkesën e kuqezinjve: sipas kushteve aktuale të bilancit kuqezinjve, banka nuk mund të japë garanci.
ARSYEJA – Në lidhje me rregullat e sistemit të kreditit, çdo bankë tjetër do të veprojë në të njëjtën mënyrë: Zakonisht, kompanitë ofrojnë për bankat një garanci, të cilat në këtë rast lidhen me asetet e klubit.
Milani i ka pothuajse të gjitha asetet e saj si kredi të dhënë nga fondi amerikan Elliot. Shuma që duhet të paguhet për Bonuccin është 42 milionë euro, ndërkohë që për Biglian 15 milion euro.
ZGJIDHJA– Sipas “Calcioefinanza.it”, BPM ka ofruar dy zgjidhje ose të lihet si garanci asete nga Elliot, ose të kërkohet një marrëveshje me një bankë të huajë.