Arsenal, Chelsea dhe Tottenham janë vënë në konkurrencë për transferimin e futbollistit të Celtic, Moussa Dembele, por së fundi në garë është futur dhe Milani.

Me ardhjen e pronarëve të rinj Milani do të bëjë një revolucion në skuadër gjatë kësaj vere. Pas tre sezonesh mungesë në garat evropiane, klubi kuqezi arriti që të sigurojë një vend në Ligën e Evropës, ndaj kërkon të jetë sa më dinjitoz.

20-vjeçari Dembele vlerësohet 40 milionë paund, shumë kjo e cila nuk do të jetë problem për Milanin, i cili do të shpenzojë pa kursim për t’u ngritur në nivele të larta.

Artikulli paraprak“Këpuca e Artë”: Prinë Messi, Ronaldo askund, e mbyll dhjetëshen Belotti
Artikulli tjetërKessié arriti për vizita mjekësore