Klubi i Milanit është ende duke mbajtur gjallë shpresën që merkaton e verës të nënshkruajë me mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere.
“Rossonerët ishin të interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit verën e kaluar, por britaniku befasoi të gjithë pasi u huazua te Bournemouth. Gjatë merkatos së verës Milani do të tentojë sërish të arrijë negociata me Arsenalin e cila ka kartonin e lojtarit”, shkruan “Football-Italia”, transmeton SYRI.net.
Wilshere është pjesë e Arsenalit por momentalisht është huazuar te Bournemouth./ SYRI.net