Pas përfundimit të negociata me kompaninë kineze, drejtues të Milanit pritet të kryejë një merkato të madhe duke afruar në skuadër emra të njohur të futbollit botëror.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milani është duke shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, shkruan “Football-Italia”.

Kohët e fundit është përfolur se francezi gjatë merkatos së verës do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Në krahun tjetër edhe Vincenzo Montella e preferon së tepërmi sulmuesin që momentalisht po kalon një sezon jo të lehtë me Real Madridin pasi shpesh herë është vërshëllyer nga tifozeria vendase.

Megjithatë Benzema nuk është opsioni i vetëm pasi po shqyrtohet mundësia e transferimit të Alexis Sanchez, Lucas Perez dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Të presim përfundimisht emrin e lojtarit që do të pranojë të nisë një aventurë të re në “San Siro”./ SYRI.net

Artikulli paraprakSamuel Eto’o transferohet atje ku nuk e ka pritur askush
Artikulli tjetërEnrique: “Po çfarë përfundimi të eres tonë kur jemi në tri gara pjesmarrës”