Sipas mediave Italiane dhe ato spanjolle Milani është favorit për të nënshkruar me sulmuesin e Valencias, Simone Zaza, i cili do të dal në merkato e verës. Italiani nuk e ka problem të vazhdoj të luaj në Mestalla, por sipas Leante EMV trajneri i Valencias dëshiron një profil më dinamikë për Zaza.

26 vjeçari ka shënuar 18 gola në këtë sezon dhe një gol në gjysmëfinalen me Los Che edhe pse skuadra e tij ka rënë në renditje. Sa i përket të ardhmes së tij sipas mediave spanjolle destinacioni i përkryer për Zaza është Italia dhe kryesisht Milani të cilët janë hedhur në sulm për sulmuesin.

Trajneri i kuqezinjve e ka shënjestruar Zaza si një nga lojtarët për rindërtimin e një identiteti të ri për ekipin. Sa i përket për çmimin që do të ketë futbollisti akoma nuk është caktuar një shifër por pritet të jetë vlerën e 16 milionë euro aq sa Valencia e bleu verën e kaluar nga Juventusi.

Artikulli paraprakBuffon ngushëllon Donnarummen me këto fjalë pas gafave në finale
Artikulli tjetërGjithçka nis nga ai