Lajm jo i mirë për Milanin pasi CEO i kuqezinjëve Ivan Gazidis është diagnostikuar me kancer në fyt. Siç tregon klubi në deklaratë, gjendja e tij është relativisht e mirë dhe pas ekzaminimeve të shumta të kryera, mjekët janë shprehur se sëmundja mund të shërohet plotësisht.

“AC Milan informon tifozët dhe palët e interesit se CEO ynë, Ivan Gazidis, është diagnostikuar me një kancer në fyt. Bazuar në një seri të gjerë testesh dhe skanimesh, mjekët presin që ai të shërohet plotësisht”, shkruhet në deklaratën e klubit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here