Keq në fushë, akoma më keq jashtë saj. Momenti i Milanit është dramatik dhe euforia e kalimit të klubit nga Berlusconi te pronarët kinezë është shuar.

Mbi 200 milionë u shpenzuan në merkaton verore dhe ndërkohë 740 milionë kushtoi blerja e klubit, shifra që kanë alarmuar UEFA-n, që kërkon të kuptojë nëse bazat financiare të klubit janë solide.

Administratori i deleguar Marko Fasone ka takuar drejtuesit e UEFA-s për t’i bindur për seriozitetin e projektit, por spanjollja Marca raporton se misioni i tij nuk ka qenë i suksesshëm.

UEFA ka shumë dyshime dhe as kualifikimi për në Champions League nuk do të mjaftonte për të rregulluar bilancin, ndaj në horizont është gjoba për shkeljen e Fair Play-t financiar dhe përjashtimi nga kupat e Europës.

Artikulli paraprakInter-Roma-Sevilla, tani është garë treshe për Javier Pastoren
Artikulli tjetërUEFA nuk bindet nga plani i Milanit? Asnjë komunikim zyrtar