Ish-trajneri i Kombëtares është duke kërkuar një aventurë në Serinë A, pas dështimit në La Liga me skuadrën e Alaveshit.

61-vjeçari është pranë akordit me SPAL-in dhe fati i tij varet nga kuqezinjtë e Milanit.

Skuadra e Gattusos do të ndeshet këtë javë me SPAL-in dhe në rast triumfi, skuadra që lufton për mbijetesë do të shkarkojë trajnerin aktual Leonardo Sempliç për ti hapur rrugën De Biasi, shkruan panorama.

“Sky Sport” raporton se ish-trajneri i Shqipërisë është emri i parë në listën e skuadrës italiane. SPAL gjendet vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë dhe humbja e djeshme ndaj Calierit i ka alarmuar drejtuesit.

De Biasi pritet të rikthehet në Serinë A mbas 8 vitesh, pasi kujtojmë që herën e fundit ka drejtuar Udinezen në vitin 2010.

Artikulli paraprakSuso thumba Montella-s: Jemi ekip tjetër në fushë
Artikulli tjetërZYRTARE: Dëmtohet ‘ylli’ i Barcelonës, humb ndeshjen në Champions